top of page
123.jpg

Lajm i mirë për bashkatdhetarët që këtë verë do të pushojnë në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2018
  • 1 min read

Bashkatdhetarët të cilët këto ditë në numër të madh po kthehen për pushime në vendlindje janë të detyruar të presin me shumë orë në pikat kufitare të Kosovës.

Për këtë, kryeministri Ramush Haradinaj thotë të ketë kërkuar vendosjen e pikave shtesë të kontrollit në Merdar dhe Dheu i Bardhë.

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdar dhe te Dheu i Bardh të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. 

Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi’, shkruan Haradinaj në Facebook.

Haradinaj u ka uruar atyre pushim të mirë në Kosovë.

“Më këtë rast, u dëshiroj mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës! Pushime të këndshme!”, shtoi ai. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page