top of page
123.jpg

Paditet Ramiz Lladrovci, rrezikon të dënohet me burgim!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2018
  • 2 min read

Ish-udhëheqësi i Personelit në Komunën e Drenasit, Gëzm Shishani ka ngritur Kallëzim Penal ndaj kryetarit të kësaj komune Ramiz Lladrovci, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit për rikthimin e tij në punë. Shishani, ka deponuar padi ndaj Lladrovcit një ditë më parë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, nën dyshimin se ky i fundit ka vepruar kundërligjshëm duke mos e zbatuar vendimin e drejtësisë cili e kishte obliguar atë si kryetar të Komunës së Drenasit për rikthimin e tij në detyrë në afat prej 15 ditësh, por kjo nuk ka ndodhur ani pse kanë kaluar rreth dy muaj nga koha kur Gjykata e Apelit kishte marrë këtë vendim. Bazuar nën dyshimet e paditësit, Kodi Penal ka përcaktuar gjobë ose dënim me burgim deri në 2 vjet, për mosekzekutim të vendimit gjyqësor. “Ekziston dyshimi i bazuar se I pandehuri Ramiz Lladrovci, ka kryër veprën penale nga neni 402 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës – mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, në të cilin shprehimisht thuhet “Presoni zyrtar apo personi përgjegjës i cili refuzon të ekzekutoj urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës apo i cili nuk e ekzekuton vendimin brenda afatit ligjor apo afatit të caktuar me vendim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. Nëse me veprën penale nga paragrafi I. I këtij neni është shkaktuar shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore apo dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni e ekzekuton vendimin e plotfuqishëm të gjykatës, ndjekja nuk do të ndërmerret”, thuhet në arsyetimin e padisë, të ushtruar ndaj kryetarit Lladrovci. 

Kallëzim Penal ndaj kryetarit Ramiz Lladrovci Për mosekzekutim të vendimit, shkeljekishte paraparë edhe Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke iu referuar ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. “Me nenin 15 të Ligjit të Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përcaktohet se: Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, dhe se në këtë rast vendimi i Këshillit duhet të zbatohet ashtu siç është urdhëruar në dispozitivin e vendimit. Andaj nga sa u tha më lartë, gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur ka refuzuar prapësimin e debitorit dhe ka lënë në fuqi aktvendimin për përmbarim”, thuhet në aktvendimin e Apelit, të cilin e kishte publikuar ditë më parë “Gazeta Blic”. Kryetari Lladrovci por as zyrtarët tjerë komunal nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me mos kthimin e Shishanit në detyrë. Shishani është suspenduar nga posti i shefit të personelit pas nisjes së hetimeve bazuar në një Raporti mbi Auditmin të kryer me kërkesë të veçantë me temën; “Auditimi i dosjes personale për nëpunësin civil Gëzim Shishani – Rishikimi i nivelit të pagës në harmoni me titullin e vendit të punës” të Auditorit të Brendshëm të datës 04.08.2017. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page