top of page
123.jpg
Pak ditë pas Botërorit 2018, stadiumi i Rusisë shkatërrohet thuajse i tëri
  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2018
  • 1 min read
Një nga stadiumet e Rusisë, ku edhe kombëtarja angleze zhvilloi ndeshje përgjatë këtij botërori është “shkatërruar” pas sfidës së Botërorit 2018.
‘Volgogorad’ është një prej stadiumeve që pësoj dëme të mëdha pas reshjeve të shiut.
Stadiumi në fjalë thuhet se kushtoj 198 milionë paund për t’u ndërtuar përderisa pamjet tregojnë se si zona tashmë ka pësuar një shkatërrim të madh, transmeton Indeksonline.
Sipas mediave të huaja është fat që këto dëme nuk u shkaktuan përderisa po zhvilloheshin ndeshjet e Botërorit 2018.
Më pak se një muaj ka nga zhvillimi i ndeshjes së Anglisë kundër Tunizisë, në Kupën e Botës në këtë stadium.
Shumë makina kanë përfunduar mbi baltë pas reshjeve të shiut që shkaktuan dëme nga më të ndryshmet. Tubacionet e ujit dhe sistemi i ujërave të zeza janë shkatërruar pasi fuqia e tyre nuk arriti t’i bëjë ballë shirave.
Dëme të ngjashme thuhet të jenë shkaktuar edhe në afërsi të stadiumit në ‘Nizhny Novogorod’ në Rusi
Commentaires
1111111.jpg
Lajme të fundit....
Tel: +386-49189797
Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .
Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .
© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara
bottom of page