top of page
123.jpg

Policia gjermane jep detaje për gjendjen e 3-vjeçares nga Kosova që u përfshi në aksident

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2018
  • 1 min read

Zëdhënësi i policisë gjermane, Tobias Kalmbach ka thënë se vajza 3-vjeçare me origjinë nga Kosova – e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti rrugor ku vdiqën babai dhe motra e saj 4-vjeçare – e ka kryer me sukses një operim në spitalin e Freiburgut. Kalmbach ka deklaruar se ndonëse vajza ka pësuar lëndime të rënda, tash është jashtë rreyikut për jetë. “Vajza e vogël e shoferit të vrarë, e cili ishte dërguar në një klinikë në Freiburg, dje nuk ishte operuar”, tha zëdhënësi i policisë Kalmbach. “Lëndimet ishin shumë të rënda”, tha ai, teksa tregoi se operacioni kaloi me sukses. Ai ka thënë se vajza është në gjendje të qëndrueshme, shkruan Presseportal.de. Ndërsa, trupat e shoferit 36-vjeçar nga Kosova dhe vajzës 4-vjeçare të tij që ndërruan jetë dje, do të dërgohen për t’iu bërë autopsitë. Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës ë djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4-vjeçe kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut. Mediat gjermane shkruajnë, se vetura e tipit BMW, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion. 


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page