top of page
123.jpg

Tri vajzat shqiptare ‘pushtojnë’ listën e nominimeve në “MTV VMA 2018”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2018
  • 1 min read

Tashmë është publikuar lista e plotë e nominimeve të "MTV Video Music Awards 2018".

Lista e të nominuarve, përfshin emrat më të njohur në industrinë e muzikës, të cilët janë në garë shumë të ngushtë me njëri tjetrin, shkruan lajmi.net.

Krahas yjeve botëror janë edhe emrat e tri artisteve shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Dua Lipa ka arritur të nominohet në tri kategori, përfshrë edhe atë për çmimin kryesor të këtij eventi.

Me “New Rules”, ajo nominohet në kategorinë kryesore, pra “Kënga e vitit”, me “IDGAF” për “Koreografinë më të mirë”, kurse me “One Kiss” në duet me Calvin Harris u nominua për “Vallëzimin më të mirë”.

Në anën tjetër, Rita Ora është nominuar në dy kategori “Vallëzimi më i mirë” për këngën “Lonely Together”, këngë kjo në duet me të ndjerin Avicii, si dhe “Klipi me efektet më të mira vizuale” me po të njëjtën këngë.

Pa nominime nuk mbeti as Bebe Rexha, e cila u nominua në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, kënduar në duet me Florida Georgina Line.

Kujtojmë që “MTV Video Music Awards 2018” do të mbahet më 20 gusht 2018 në Radio City Music Hall në New York, ngjarje e cila pritet t’i bëjë bashkë në një vend tri artistet shqiptare. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page