top of page
123.jpg

Zbulohet skenari i tmerrshëm i Vuçiqit: Do të vritej një polic serb që të fajësohen shqiptarët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2018
  • 1 min read

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, është mbajtur konferenca për media e organizuar nga Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, ku morën pjesë dëshmitarë kyçë të cilët tregojnë për inskenimet dhe skenarët e qeverisë “Vuçiq” për nxitje trazirash në Kosovë. “Porosinë dhe organizimin e vrasjeve nga organet e sigurisë serbe… Dejan Plashevic, Nënoficeri i Brigadës 63 Parashutiste, rrëfen se ka marrë urdhrin për të vrarë policin serb Sasha Lukovac në territorin e Kosovës dhe faji më tej t’ju mbetej Shqiptarëve. Pasi i pyeti bashkëpunëtorët e tij të UDB-së për kënd bëhet fjalë e kupton se bëhej fjalë për një polic të ndershëm dhe nuk e kryen këtë urdhër. Nga ky moment fillon ferri për të dy! Si mund ti besohet një qeverie si ajo e Vuçiç /Daçiçit e cila vret njerëzit e vet për t’ju lënë fajin shqiptarëve”, ka shkruar në faqen e tij në facebook, Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page