top of page
123.jpg

Çfarë ndodhë kur tri vajza shqiptare shkojnë vetëm me nga 30 euro në Dhërmi |VIDEO

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2018
  • 1 min read

Tri vajzat e emisionit “Hostel by Anabel”, Megi, Viola dhe Ana shkuan në Dhërmi, për të treguar se sa të vështirë e kanë shqiptarët të bëjnë pushime kur kihet parasysh se sa marrin mesatarisht në muaj. Nisur nga statistikat botërore, me një përllogaritje të vogël të rrogës mesatare këtu në Shqipëri, vajzave u takonte të merrnin nga 3200 lekë për kokë. Dhe sigurisht, nisur nga fakti që do të shkonin në Dhërmi (kujtoni ç’thuhet lart e poshtë për çmimet stratosferike të Jugut) ne e dinim që nuk kishte për të qenë e lehtë. Sfida e parë? Gjetja e hotelit. Ana u përpoq të bënte një pazar të mirë dhe çmimi përfundimtar qe 3000 lekë. Pastaj deshën s’deshën (pasi tentuan ta shtynin sa më shumë) erdhi ora bilogjike për të ngrënë. Vajzat u përpoqën të bënin pazare sa më modeste, bukë, domate, djathë, kastravec. Edhe nëse nuk e kishin patur kurrë shpirtin e një kursimtari, tani duhej! Situata u ndërlikua akoma më shumë kur treshja shkoi pushoi buzë detit (sepse shezlongu ishte thjesht shumë luks). Se ç’ndodhi pastaj, se si paratë u zhdukën njëra pas tjetrës, si ia bënë gocat të shkonin në party, të bënin foto e video me shotsa që derdheshin lum ju ftojmë t’i zbuloni.👇 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page