A do të mund të lëvizin pa viza sivjet kosovarët? Ja si do rrjedh procesi nga sot e tutje
- rilindjashqiptare
- Jul 18, 2018
- 1 min read

Njohësi i integrimeve evropiane, Artan Murati thotë se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është pozitiv.
Sipas tij, këta janë hapat e mëtutjeshëm:
Parlamenti Evropian mandatohet nga Komisioni Parlamentar kompetent (LIBE – Komisioni për të drejta civile, drejtësi dhe punë të brendshme) për të proceduar me çështjen në fjalë.
Më pas, Këshilli miraton pozicionin negociues që i hapë rrugë trialogut mes Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit, ku dakordohet për përmbajtjen e tekstit i cili më pas hidhet në votim në seancë plenare në Parlament, ku nevojitet shumica e kualifikuar.
Në të njëjtën kohë, edhe Këshilli duhet ta votojë propozimin, me shumicë të kualifikuar (55% e vendeve të BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë). E tërë kjo procedurë mund të zgjasë deri në 9 muaj.
Megjithatë, nëse institucionet e vendit do të tregohen të shpejta dhe të suksesshme në lobim, liberalizimi mund të ndodhë edhe sivjet, por vetëm nëse Kosova dhe liberalizimi i vizave kthehen në agjendë menjëherë. Diskutimi i paraparë për liberalizim të vizave për Kosovën u hoq nga rendi i ditës me 10 korrik, sepse Komisioni ende nuk e kishte nxjerrë raportin me konkludimet mbi përmbushjen e kritereve.
Tash, topi është te BE-ja. Korrupsionin, megjithatë, duhet ta luftojmë edhe më fort, njëmend.
Comments