top of page
123.jpg

Avramopulus jep lajmin historik: Kosova i ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 18, 2018
  • 1 min read

Komisioneri për Fqinjësi të Mirë, Dimitris Avramopolus ka konfirmuar në një konferencë për media se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave.

Së bashku me presidentin Thaçi, komisionier Avramopolus theksoi se kjo nuk ishte aspak e lehtë, por që uroi Kosovën për shumë punë që ka bërë në këtë rrugë.

“Qytearët e Kosovës do të marrin liberalizimin e vizave. Nuk ishte e lehtë. Falënderoj Thaçin dhe qeverinë për punën e bërë. Demarkacioni ka qenë hap i madh për lëvizjen e lirë, kjo marrëveshje është faktori kryesor në raportet e mira fqinjësore. Dua ta përgëzoj Kosovën. Ka marrë hapa të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit. Të gjitha përpjekjet që ka bërë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Avramopolus.

Ai ka bërë të ditur edhe për hapat tjerë deri kur Kosova ta marrë përfundimisht lëvizjen pa viza.

“Tani është punë e Parlamentit Evropian dhe Kshillit Evropian, që ta bëjnë heqjen e vizave në mënyrë sa më të shpejtë. Duhet të vazhdojë punën edhe më shumë në reforma. Duhet të ketë vazhdimësi. Kosova ka demonstruar dhe jam i sigurt se do të vazhdojë angazhimin në luftën kundër emigrimit ilegal”, deklaroi komisionier për Fqinjësi të Mirë.

“Liberalizimi vjen me obligime dhe është e rëndësishme që në autoritet në Kosovë tu tregojnë qytetarëve, që tu tregojnë për abuzimin me lëvizjen e lire dhe të mos ketë megrim”, përfundoi Dimitris Avramopulos.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page