Edhe një futbollist largohet nga Real Madridi
- rilindjashqiptare
- Jul 18, 2018
- 1 min read

Theo Hernandez mesa duket është shumë pranë largimit nga Real Madrid me klubin që pritet të përfshijë një klauzolë për një ri-blerje potenciale.
Mbrojtësi 20-vjeçar kërkon të luajë më shumë minuta se sezoni i kaluar në mënyrë që të arrijë potencialin e tij dhe të vijojë progresin, pasi shpërtheu te Alaves.
Real theu paktin për të mos blerë lojtarë të Atletico por Theo nuk ka arritur të përshtatet te Los Blancos.
Gjithsesi, Real konsideron të rëndësishëm lojtarin dhe do të përfshijë një klauzolë për të marrë përsëri lojtarin.
Nëse largohet në këtë moment, Lopetegui do të mbetet vetëm me një mbrojtës të majtë por Nacho ka treguar se mund të luajë në atë pozicion.

Comments