top of page
123.jpg

Ilaçi kundër djersitjes në mot të nxehtëNga admin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 18, 2018
  • 1 min read

Në kohën e nxehtësisë së lartë, nuk ka pothuajse asnjë person që nuk djersitet. Nutricionisti Rick Hay zbulon se si të freskosh trupin me ushqim dhe lëng. Ai këshillon marrjen e vitaminës B, pasi zvogëlon stresin që çon në shtim të djersitjes, si dhe uljen e konsumit të alkoolit dhe kafeinës. Gjithashtu, duhet të merrni ushqime dhe fruta të lehta, të tilla si rrushi, shalqiri, pjepra e tranguj. “Vitamina B rregullon hormonet dhe mban nën kontroll nivelet e stresit, shpesh kur djersitemi, jemi nervozë për shkak të djersës. Pastaj temperatura e trupit rritet dhe bëhemi të shqetësuar dhe të ndjeshëm ndaj stresit. E tëra kjo çon në djersitje të shtuar”, tha ai. Magnezi është gjithashtu një “luftëtar” kundër djersitjes së tepërt, pasi nëse mungojnë magnezi dhe kalciumi, atëherë nervat humbin kontrollin e hapjes dhe mbylljes së poreve përmes të cilave del djersa. 


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page