top of page
123.jpg

Thaçi në takim me Vuçiqin e Mogherinin – Veseli, Limaj e Pacolli presin në korridor

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 18, 2018
  • 1 min read

Pasi Federica Mogherini përfundoi takimet e ndara me delegacionin kosovar, të përbërë nga të gjithë liderët institucionalë, dhe me presidentin serb Aleksander Vuçiq, ajo ka takuar dy presidentët e vendeve. Haradinaj, Limaj, Veseli, Pacolli e Gashi kanë mbetur jashtë këtij takimi. “Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar në Bruksel presidentin Hashim Thaçin dhe presidentin Aleksander Vuciq, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit. Presidenti Thaçi ka hyrë në takim me Vuçiqin, me ndërmjetësimin e Mogherinit, ndërsa liderët e tjerë institucionalë që ishin me Thaçin janë jashtë këtij takimi. Bashkë me presidentin në Bruksel kanë udhëtuar kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zv.kryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi. /Express 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page