top of page
123.jpg

Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e dy malazezëve, një serbi dhe një kosovareje

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 19, 2018
  • 1 min read

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje rreth arrestimeve gjatë natës së kaluar.

Operacioni i Policisë është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë ku janë sekuestruar armë, narkotikë, para e gjëra të tjera.

Nga ky aksion janë arrestuar katër persona, dy shtetas malazez, një serb dhe një shtetase e Kosovës të kërkuar ndërkombëtarisht.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet malazeze, me datën 18.07.2018, në Prishtinë ka zhvilluar një operacion policor për identifikimin dhe arrestimin e disa shtetasve të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në ‘vrasje’.

Operacioni policor është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.

Policia gjatë këtij operacioni ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy nga të cilët dyshohet se përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale:

‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë:

  • M. M. lindur me 1981 mashkull/shtetas i Malit të Zi

  • J. P. lindur me 1988 mashkull/shtetas i Malit të Zi

  • S. D. lindur me 1996 mashkull/shtetas i Serbisë

  • L. Z. lindur me 1995 femër/shtetase e Kosovës

Me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page