top of page
123.jpg

Presidentja kroate: Shqiptarët kanë sakrifikuar për Kroacinë, ne nuk harrojmë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 19, 2018
  • 1 min read

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ishte e pranishme paraditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku deklaroi se Shqipëria ka qenë mik i Kroacisë kur miqtë ishin të paktë.

“Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë”, tha Kitaroviç.

“Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan.

Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria”, shtoi Presidentja e Kroacisë.

Ndryshe, shqiptarët kanë përkrahur fuqishëm Kroacinë në kampionatin botëror.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page