top of page
123.jpg

Tërbohen serbët nga fjalët e Presidentes kroate : Kosova është Shqipëri

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 19, 2018
  • 1 min read

Presidentja kroate, ia jep meritat Shqipërisë për luftën e kosovarëve në Kroaci

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila po qëndron në Shqipëri, ka falënderuar komunitetin shqiptar në Kroaci për kontributin e tyre për atdheun e saj. Në luftën e Kroacisë thuhet se kanë marrë pjesë mbi 2500 shqiptarë, rreth 90 prej tyre janë vrarë, ndërsa rreth 40 konsiderohen të zhdukur, sipas të gjitha vlerësimeve, të gjithë kosovarë. 

Kitaroviç tha gjatë një konference për shtyp me Presidentin e Shqipërisë tha se shqiptarët kanë luftuar për lirinë e Kroacisë, madje dhjetëra prej tyre kanë dhënë edhe jetën. 

“Sot diskutuam për bashkëpunimin mes Kroacisë e Shqipërisë dhe Shqipëria ishte miku jonë kur miqtë ishin të paktë. 

Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000 shqiptarë, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacinë. 

87 humbën jetën, 37 janë të zhdukur. 

“Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç në një konferencë të përbashkët me presidentin Ilir Meta. 

Tashmë dihet se shqiptarët, pas shpërthimit të luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë kishin braktisur armatën jugosllave duke iu bashkuar forcave kroate. Nga figurat e njohura që kanë marrë pjesë janë Agim Ceku i cili më vonë iu bashkua edhe UCK’së, Bekim Berisha –Abeja i cili po ashtu iu bashkua luftës së Kosovës si dhe Gjenerali Rrahim Ademi i cilu u gjykua edhe në Hagë për luftën e tij në radhët e kroatëve. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page