top of page
123.jpg

Arsyetimi i Thaçit pse gjashtë burrat udhëtuan në Bruksel

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 19, 2018
  • 1 min read

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka arsyetuar shkuarjen e të gjithë liderëve shtetëror në Bruksel për tu takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogherinin, për të marrin lajmin pozitiv për liberalizmin e vizave.

Në këtë takim delegacioni nga Kosova është përbërë nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe dy zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi. 

E shkuarja e tre liderëve të vendit dhe tre zv/kryeministra përbën shkelje ligjore pasi që dolën jashtë vendit në të njëjtën kohë. 

Thaçi ka shpjeguar edhe përse të gjithë liderët institucionalë udhëtuan për në Bruksel për takimet dyditore. 

"Delegacioni do të duhej të ishte edhe më i gjerë", ka thënë Thaçi, duke shtuar se vendimi për liberalizimin e vizave nuk i takon askujt, por është meritë e të gjithëve. 

"Të gjithë njerëzit dhe të gjitha qeveritë kanë kontribuar në këtë, prandaj ka qenë vendim i duhur, i drejtë dhe i përgjegjshëm. Delegacioni do të duhej të ishte edhe më i gjerë, të ishin edhe liderët e opozitës", deklaroi Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova. 

Presidenti ka thënë se fotografisë në Bruksel u mungoi opozita, por edhe opozitarëve do t"u mungoj ajo fotografi historike. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page