top of page
123.jpg

Policia e Kosovës thotë të mos postoni foto nga dasmat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 20, 2018
  • 1 min read

Policia e Kosovës në një komunikatë dërguar sot mediave ka përsëritur se është e përkushtuar për ruajtje të rendit dhe ligjit si dhe për mbrojtjen e pronës së qytetarëve.

Në njoftim, policia rajonale e Gjilanit u ka bërë thirrje mos të publikojnë fotografi që tregojnë vendndodhjen e tyre, pasi kjo po ua mundëson hajnave të shkojnë në shtëpi të zbrazura. 

"Policia e Kosovës në Gjilan në vazhdimësi e përsërit Apelin për të gjithë qytetarët që me rastin e largimit të tyre nga shtëpitë qoftë kur shkojnë në pushime jashtë vendit apo dasma dhe ahengje të ndryshme familjare, të sigurojnë pronën dhe pasurinë e tyre , por edhe t" mos bëjnë postime në rrjetet sociale për vendndodhjen e tyre, sepse nga praktikat e deri tanishme është vërejtur se kryerësit e veprave penale të vjedhjeve duke besuar se në shtëpi nuk ndodhet as kush, dhe këto shtëpi dhe pasuri letë mundë të jenë cak i vjedhjeve, gjithnjë kanë vepruar duke u informuar apo bazuar në këto foto apo postime të cilët familjarët i kanë bërë", ka bërë të ditur policia. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page