Presidenti Thaçi dekoron Era Istrefin me Medaljen Presidenciale /VIDEO
- rilindjashqiptare
- Jul 20, 2018
- 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim këngëtaren, Era Istrefi.
Ai e ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë pas suksesit të jashtëzakonshëm që tregoi.
Era ka bërë mbylljen e Kampionatit me këngën zyrtare të Botërorit “Live it up”, në duet me Will Smith dhe Nicky Jam.
Të gjitha arritjet e mëdha të Erës anembanë botës i ka vlerësuar lartë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.


Comments