top of page
123.jpg

Edhe nesër nxehtë, nga e hëna mot me shi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 21, 2018
  • 1 min read

Një valë e të nxehtit nga Afrika veriore pritet të shtrihet mbi rajonin tonë, që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Por ky mot i nxehtë nuk pritet të zgjasë shumë, sepse nga Atlantiku verior fusha të presionit të ulët me masa të ftohta ajrore, do të depërtojnë në fillim të javës mbi vend, që do të sjellin sërish mot të freskët dhe me të reshura shiu. 22.07 – Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

23.07 – Paradite mot kryesisht me diell. 

Pasdite vranësirat do të shtohen, e priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

24.07 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, që vende-vende do të jenë më intensive. 

Pasdite mundësi edhe për bubullima.

25.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe me shi. Pasdite priten edhe të shtrëngata të shpërndara me shi.

Në fundjavë temperaturat do të shënojnë ndjeshëm rritje mbi vlera mesatare, ndërsa në fillim të javës do të pësojnë rënie. 

Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 31C deri në 33C, e ditën e martë do të zbresin deri në 22C. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga perëndimi-jugperëndimi 4-13m/s. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page