Policia e Kosovës ‘kompleton’ arrestimin e Grupit Kriminal malazez, gjen edhe dy të tjerë që përdorn
- rilindjashqiptare
- Jul 21, 2018
- 1 min read

Policia e Kosovës ia ka dalë të zbulojë lidhjet e dy personave të tjerë me grupin kriminal malazez, që kryenin vrasje e kidnapime, e pjestarët e të cilit u arrestuan ditë më parë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se bëhet fjalë për shtetasin malazez Vukan Vujaçiq dhe Igor Mašanoviç, të cilët ndodhen në burg në Kosovë, por që përdorin identitet tjetër. ‘Pas arrestimeve ditë më parë, gjatë një operacioni taktik nga Policia e Kosovës, të dy shtetasve malaze, një serbi dhe një shqiptareje, dhe bashkëpunimit reciprok intenziv ndërmjet autoriteteve tona dhe atyre malazeze, me qëllim të verifikimeve të ndryshme dhe nderlidhjeve që janë bërë pë rastin e të dyshuarit (M.M.). Ka rezultuar se tani më kemi nën kontroll edhe dy shtetas tjerë malazez të cilët ndodhen në burg në vendin tonë por që perdornin identitet tjetër,’ ka thënë Hoxha. Hoxha ka shtuar se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, në luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe nuk do t’i lejoj askujt veprimet apo aktivitetet që bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën e vendit dhe atë përmes një bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdueshëm edhe me autoritetet tjera ndërkombëtarë dhe të sigurisë. Ndërkohë, 3 ditë më parë Policia e Kosovës, respektivisht Njësitë Speciale kanë bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit. Bëhet fjalë për Mario Millosheviq, Jovan Paviqeviq, Strahinja Danokoviq dhe kosovarja Laureta Zyba. Të njëjtit dyshohen për vrasje dhe kërkoheshin nga Interpoli.
Commentaires