top of page
123.jpg

Drita e zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Dudelangen në Stadiumin e Prishtinës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 22, 2018
  • 1 min read

Pas eliminimit nga garat e Ligës së Kampionëve, ëndrrën evropiane Drita do ta vazhdojë në Ligën e Evropës.

Skuadra gjilanase do të ndeshet me kampionin e Luksemburgut, Dudelangen.

Ndeshja e parë do të luhet më 26 korrik në Luksemburg, kurse ajo e kthimit më 2 gusht në Kosovë.

Dhe, destinacioni ka gjasa reale të jetë stadiumi i Prishtinës.

Arena ‘Fadil Vokrri’ do të testohet të shtunën më 28 korrik me një ndeshje miqësore mes vetaranëve të Prishtinës dhe atyre të Flamurtarit të Vlorës dhe nëse UEFA e pranon atë, atëherë Drita dhe Dudelange do të luajnë në Prishtinë në sfidën e parë ndërkombëtare pas renovimit të stadiumi, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë pas datës 28 korrik.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page