top of page
123.jpg

Drita ia merr dy futbollistë Prishtinës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 22, 2018
  • 1 min read

Pas dështimit për të arritur marrëveshje me sulmuesin kroat, Pero Pejic, drejtuesit e klubit gjilanas kanë gjetur akordin me sulmuesin e Prishtinës, Ahmed Januzi, raporton Gazetasheshi.com.

Finalizimi i marrëveshjes mbetet çështje ditësh, pasi ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon të mbyllë llogaritë me Prishtinën.

Ndërkohë, një tjetër përforcim për bardhekaltërit vije pikërisht nga kryeqyteti.

Mesfushori Diar Miftaraj do të jetë përforcimi i fundit për gjilanasit në këtë afat kalimtar.

Tashmë ‘vigani’ i mesfushës i ka dhënë “OK” Dritës dhe vetëm pritet ‘drita jeshile’ nga prishtinasit për t’u kompletuar transferimi.

Ardhja e Januzit dhe Miftarajt mund të mbyllë afatin kalimtarë për gjilanasit, të cilën ende nuk e kanë të qartë të ardhemen e dy mesfushorëve, Haxhi Neziraj dhe Drilon Musaj, të cilët janë të vetmit që ende nuk kanë rinovuar.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page