top of page
123.jpg

Nuk keni dëshirë për seks? Ekziston mënyra që ta ndryshoni…

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 21, 2018
  • 1 min read

Janë shumë arsye përse çdo ditë duhet të flemë mirë, derisa gjumi tetorësh është treguar që përmirëson kujtesën dhe forcon koncentrimin tuaj gjatë ditës.

Ekziston edhe një përparësi e cila do t’u pëlqejë të gjithëve. Personat të cilët më mirë dhe më shumë flenë çdo natë kanë jetë të zjarrtë seksuale.

Terapeutja seksuale dhe autore e studimit, dr.Laurie Minc, ka zbuluar se personat të cilët flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale dhe u shtohet niveli i hormoneve seksuale, siç janë testosteronet.

Pos që gjumi i mirë mund të çojë në seks të mirë, mjekja thekson se edhe seksi i mirë çon gjithashtu në gjumë të mirë.

“Gjumi cilësor mund të shtojë dëshirën për seks, ndërsa marrëdhënia e mirë seksuale çon në gjumë të mirë”, thekson ajo.

Konstatimet e saj i vërtetojnë edhe hulumtimet nga viti 2015, të cilat kanë zbuluar se si femrat të cilat flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale ditën në vijim.

Për secilën orë që femra fle më gjatë, shanset për seks ditën në vijim janë më të mëdha për 14 për qind.

“Shumica e femrave ballafaqohet me dëshirën e vogël seksuale. Femrat janë të preokupuara me kërkesa të ndryshme qoftë kur të jetë fjala për punën apo fëmijët. Ndihen të lodhura dhe janë nën stres. Mirëpo, seksi nuk është e thënë të ndodhë gjatë natës kur jeni të lodhura. Gjeni kohë tjetër të ditës për seks”, këshillon dr. Minc.

Gjithmonë mendojmë se si seksin duhet bërë kur ndihemi të eksituara, mirëpo kjo nuk është e thënë të jetë ashtu. Njëherë kur fillohet, hormonet do të zgjohen dhe do të ndieni eksitimin. /Telegrafi/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page