top of page
123.jpg

Afër gjysmë milioni qytetarë duhet t’i ndërrojnë pasaportat, nëse hiqen vizat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 23, 2018
  • 2 min read

Pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian (KE), i cili vlerësoi përmes raportit se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim të vizave nga BE, tani krerët e institucioneve po vazhdojnë të shprehen tejet optimist se koha kur kosovarët do të udhëtojnë pa viza në zonën schengen do të jetë gjatē muajit dhjetor apo më së largu në fillim të vitit 2019.

Mirëpo, edhe pas finalizimit të këtij procesi madhor nga Parlamenti Evropian, qytetarët më tutje duhet t’i kryejnë disa procedura në dikasteret përkatëse. Lidhur me këtë, kosovarët për të udhëtuar nëpër Evropë duhet pasur pasaporten biometrike. Ndërsa, në vendin tonë është një numër i madh i atyre qe kanë vetëm pasaportë të thjeshtë, me ç’rast të njëjtëve nuk iu lejohet të dalin në vendet Perëndimore. Në një përgjigje për Indeksonline, zyra për informim e MPB-së ka treguar statistikat se sa qytetarë janë të pajisur me pasaportë (Jo biometrikë). “Deri më tani, pasaporta ( jo biometrikë ) të Republikës së Kosovës gjithsej janë 465552.”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Indeksonline. Ndryshe, rregulla që qytetarëve të Kosovës i pret pas heqjes së vizave duke u bazuar në atë të Shqipërisë të së cilës i është bërë liberalizimi që nga 2010-ta është se qytetarët nuk mund të shkojnë në të gjitha vendet e BE-së, pra bëjnë përjashtim Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda. Vlen të theksojmë se pasaporta duhet të jetë biometrike dhe maksimumi i qëndrimit do të jetë 90 ditë. Ndërkaq, sipas fushatës sensibilizuese të shtetit fqinj thuhej se nëse dëshiron të punësohesh atëherë obligohesh të pajisesh me vizë afatgjatë apo leje qëndrimi. Kujtojmë, se të rriturit që nxjerrin pasaportë biometrike duhet të paguajnë 30 euro, 20 euro për fëmijët deri në 18 vjeç, 15 euro për pensionistë dhe 50 euro për qytetarët që dëshirojnë të pajisen me urgjencë me pasaportë. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page