Flasin familjarët e Ervidit, ai ishte djalë i vetëm, motra që pret të martohet i prek të gjithë: Do
- rilindjashqiptare
- Jul 23, 2018
- 1 min read

Familjarë dhe të afërm të familjes Palaj ndjejnë një dhimbje të madhe për humbjene jetës të 29-vjeçarit Ervid Palaj.
Daja i tij shprehet se është një ngjarje e rëndë ndërsa të afërm të tjerë thonë se janë të shokuar pas ndarjes nga jeta të 29-vjeçarit.
“Është një ngjarje shumë e rëndë. Ervidi ishte një djalë shumë i mirë dhe ne ndjejmë shumë dhimbje”, thotë daja i viktimës. “Jemi të shokuar nga çfarë ka ndodhur. Ervidi ishte një djalë i shkolluar dhe sillej mirë e të gjithë. Ishte djalë i vetëm.
Motra e tij ka deklaruar se do qëndrojë me prindërit.
Ajo ka dasmën me 15 gusht dhe nuk e di se çfarë do bëhet”, shprehet një i afërm.
Ervid Palaj humbi jetën në plazhin e Velipojës ndërsa ndodhej në ujë bashkë me të fejuarën dhe motrën.
Dy vajzat shpëtuan ndërsa 29-vjeçari humbi jetën pasi ndihmoi të fejuarën të mos mbytej.
Comentários