Ky është kundërshtari i Dritës në rast se kalon F91 Dudelange
- rilindjashqiptare
- Jul 23, 2018
- 1 min read

Sot është mbajtur shorti për rundin e tretë të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Skuadra kosovare Drita ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në rundin e tretë kualifikues për Europa League.
Kampioni i Kosovës në futboll do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, F91 Dudelange, në rundin e dytë kualifikues.
Drita do të luajë në rundin e dytë të kualifikimeve për Europa League, pasi u mposht në rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve nga ekipi suedez Malmo.
Në rast se kualifikohet ndaj Dudelanges, ekipi nga Gjilani në rundin e tretë do të ndeshet me fituesin e takimit tjetër të rundit të dytë, Spartak Trnava – Legia Warszawa.
Drita do të luajë dy ndeshjet e saj të rundit të dytë kualifikues kundër F91 Dudelange më 26 korrik dhe më 2 gusht (ndeshjen e kthimit).

Comments