top of page
123.jpg

Mbyllet plazhi nudo, sepse “zogjtë u tmerruan nga aktet seksuale”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 23, 2018
  • 1 min read

Federata belge e Natyrizmit ka mbrojtur një vendim të Agjensisë Mbrojtëse të Kafshëve të Egra, që çoi në bllokimin e një plazhi nudo në vend, me arsyetimin se aktet seksuale të pushuesve do të përbënin një kërcënim për një zog të rrallë.

Plazhi i ndodhur rreth 12 milje në jug të vendpushimit popullor bregdetar të Ostendes u mbyll pasi një zog i quajtur “Galerida Cristata”, kishte parë tmerr me sy. Edhe ministri i Mjedisit të rajonit, Joke Schauvliege, se zogjtë do të trembeshin nga aktiviteti dhe do të iknin. Një sugjerim i mëpasshëm se një gardh mund të vendoset rreth dunave ku ndodhet raca e rrallë e zogjve për t’i ndarë nga plazhistët nudo u shoqërua me skepticizëm. Steve Vandeberghe, kryebashkiaku lokal në Bredene, ku gjendet plazhi i vetëm i nudistëve të Belgjikës, i tha gazetës së përditshme flamane “Het Nieusblad” se kjo nuk është zgjidhje, përcjell GSh. “Tel me gjemba kundër nudistëve? PFF. Sikur një njeri pa rroba të mbulohej nga tela me gjemba”, tha ai. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page