top of page
123.jpg

Senatorja amerikane paralajmëron për rrezikun rus ndaj Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 23, 2018
  • 1 min read

Senatorja amerikane e shtetit të Ajovës, Joni Ernst, ka thënë se “shteti motër i Ajovës, Republika e Kosovës, vazhdon të kërcënohet nga taktikat hibride të luftës së Rusisë në Serbi”.

Këtë, ajo e ka thënë si pjesë të deklaratës së saj pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump, me atë rus, Vladimir Putin, me ç’rast, ajo ka këmbëngulur që “Rusia kurrë nuk ka qenë mike e SHBA-së dhe se ajo vazhdon të jetë një kërcënim për të dhe aleatët e saj”. Joni Ernst ka thënë “duhet të jemi të kujdesshëm për mënyrën se si i afrojmë marrëdhëniet tona me Rusinë. Shpresoj që presidenti Trump të japë një mesazh të fortë pas dyerve të mbyllura, që Rusia do të vazhdojë të ndëshkohet për aneksimin e paligjshëm të Ukrainës në vitin 2014, mbështetjen e tyre të neveritshme për regjimin vrasës të Bashar al-Assad-it në Siri dhe veprimet e tyre agresive në SHBA, në politikën e brendshme”. Senatorja Joni Ernst pati vizituar Kosovën më 2016, dhe njihet si një nga politikanet amerikane me qëndrimet më miqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. 


留言


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page