Udhëtarja misterioze që ngjan kryekëput me Donald Trumpin
- rilindjashqiptare
- Jul 23, 2018
- 1 min read

Fotografia e një udhëtareje misterioze, ka bërë xhiro në rrjetet sociale, për faktin se ngjanë shumë me presidentin amerikan.
Madje, imazhi është shkrepur në një autobus që po udhëtonte nëpër Rostov on Dom të Rusisë, disa ditë pas takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit në Finlandë
"Ja ku është fshehur Trump, pas takimit me presidentin rus", ka qenë komenti që e shoqëron postimin e bërë në rrjetet sociale ruse.
Udhëtarja që ngjason me Trump
Pamjen e gruas me kapelë kashte dhe me qëndrim serioz sikurse të Trump, disa e konsideruan si montazh, por të tjerë thënë se gjithçka është origjinale.
As mediat nuk kanë qëndruar indiferent dhe e kanë trajtuar rastin, përfshirë edhe të respektuarën Moscow Times, që kërkon të identifikohet personazhi që u bë lajm.

Comments