“Babi, o ba…”/Uji merr përpara të voglin, pamje të rënda nga Korça
- rilindjashqiptare
- Jul 24, 2018
- 1 min read

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar jo pak dëme në qytete të shumta të Shqipërisë.
Në një video të publikuar në Facebook nga pronari i një pike saldimi, vihet re se si uji merr përpara gjithçka që gjen.
Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet, fillimisht burri mundohet të mbrojë makinën, për të mos e marrë rrjedha e furishme e ujit.
Videoja është filmuar nga vëllai i djalit të vogël fillimisht, i cili, duke parë situatën kaotike, ia ka dhënë më pas aparatin të vëllait që të vijojë me filmimet dhe vet ka shkuar për të ndihmuar të atin.
Rrjedha u bë aq e fuqishme sa mori para dhe djalin që kishte kamera dhe e përplas me disa hekura.
Në video dëgjohet zëri i djalit që kërkon ndihmë: Babi babi! Dhe i ati që e sugjeron të mbahet pas disa hekurave.
Fatmirësisht, veç dëmtimeve materiale nuk ka pasur dëme në njerëz.
Comments