Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës transferohet te Bologna
- rilindjashqiptare
- Jul 24, 2018
- 1 min read

Edhe një futbollist shqiptar do të luajë sezonin tjetër në Serie A.
Lirim Kastrati nga sot është lojtar i Bolognas.
19-vjeçari ka luajtur sezonin e shkuar për juniorët e Romës, kurse me kërkesë të Filippo Inzaghit i cili është emëruar si trajner i Bolognas, ai është transferuar në Renato Dall’Ara, ku ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.
Kastrati që luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe qendërmbrojtës ka zhvilluar dy paraqitje me përfaqësuesen A të Kosovës.

Comments