top of page
123.jpg

Historia e dy ujqërve, 1 minutë kohë për ta lexuar, do e mbani mend përjetë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 24, 2018
  • 2 min read

Dituria indiane është befasuese.

Një herë, një njeri i mençur u përpoq t’i jepte nipit të tij të vogël një mësim që ai do ta kujtonte përjetë dhe që me siguri do të shënonte rrugën e tij. 

Një natë, ai u ul nën qiellin e ndritshëm dhe e ftoi të ulet pranë tij. 

Ai i tregoi atij për ngjarjet shumë të rëndësishme të jetës së tij, falë të cilave ai mundi të bëhej i moshuari i ditur që të gjithë respektonin. 

Para se të fillonte, ai i tha djaloshit që fjalët që ai ishte gati për t’i treguar atij do të shënonin pjesën tjetër të jetës së tij dhe kjo ishte biseda që fëmija nuk e harroi kurrë: 

‘A e di nipi im që ne të gjithë kemi dy ujqër të cilët janë vazhdimisht duke luftuar me njëri-tjetrin, kështu që është një betejë e tmerrshme që jo të gjithë njerëzit janë në gjendje të përballen me të,’ i tha gjyshi fëmijës. 

‘Dy ujqër? Si është e mundur, gjysh?’, e pyeti fëmija me zgjuarsi dhe habi. 

‘Po, ne të gjithë kemi dy ujqër krejtësisht të ndryshëm brenda nesh. Një është i keq, sepse ai përfaqëson të gjitha ndjenjat e këqija që mund të ekzistojnë në një qenie njerëzore, zilia, zemërimi, xhelozia, krenaria, lakmia, zemërimi, frika, mjerimi, faji, egoja, vetë-keqardhja dhe arroganca. Megjithatë, tjetri përfaqëson gjithçka që është e mirë; dashuria, gëzimi, bujaria, paqja, mirësia dhe e vërteta’, u përgjigj gjyshi i mençur. 

Kështu, fëmija mendoi për një çast dhe pyeti: 

‘Dhe cili prej tyre është më i forti? Cili ujk fiton?’ 

Dhe gjyshi u përgjigj: 

‘Varet nga secili prej nesh. Çfarë ujku do të doje të ushqeje?’ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page