top of page
123.jpg

Ju që jeni me pushime në Mal të Zi kujdes nga ky njeri, ai po i mashtron të gjithë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 24, 2018
  • 1 min read

Rrjetet sociale po ndihmojnë të zbulohen edhe mashtrues të ndryshëm në qytetet e frekuentuara të bregdetit. Kjo ka ndodhur edhe në Mal të Zi, në njërin prej qyteteve më të vizituar nga turistët.

Sjellja e qiradhënësit të shazllonëve në plazhin Perazi?a Do të qytetit të Budvës në Mal të Zi është bërë hit në internet, pasi i pengonin pse ata ishin shtrirë në peshqirin e tyre dhe nuk kishin marrë me qira një shazllon. 

Ai u soll kështu ndaj një çifti goxha në moshë, ndërsa gruaja nuk ngurroi ta incizonte me telefon. 

"A mendoni se këta të tjerët janë budallenj", u thotë ai pushuesve me ton të ngritur të zërit. 

"Hiqu prej këtu, hiqu? nuk janë por ti je i mençur të plaçkitësh", ia kthen pushuesja ndërsa shihet burri që thërret në telefon organet përgjegjëse të shtetit. 

Bëhet e ditur se pasi kjo video është shpërndarë me të madhe në Mal të Zi duke nxitur reagime të shumta, qiradhënësi i shazllonëve është dënuar për sjellje kundërligjore.

E kjo video ka bërë të zbulohet edhe një tjetër skandal. 

Ata që parkonin veturat në afërsi të këtij plazhi në fund të ditës duhej të paguanin 20 euro, por pagesa nuk kërkohej sapo aty paraqiten inspektorët. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page