Pas omletit 6 eurosh në bregdetin shqiptar, fluturon edhe çmimi i makiatove
- rilindjashqiptare
- Jul 24, 2018
- 1 min read

Prej disa ditësh çmimet e kripura në bregdetin e jugut në Shqipëri janë denoncuar nëpër rrjetet sociale nga qytetarët.
Derisa ditë më parë u raportua se një molet po shitet 800 lekë (6.36 euro me kursin e sotëm valutor), tashmë vjen çmimi i padëgjuar më parë për një makiato.

Vetëm një makiato kushton 180 lekë (1.43 euro me kursin e sotëm valutor) në një kohë që pas motit të keq të një dite më parë, plazhet janë zbrazur.
“Mëngjes ‘livadhian’ – mungesën e turistëve për shkak të motit të paqëndrueshëm,bizneset në jug kane vendosur ta kompensojnë me çmime jashtë çdo logjike normale. Një kafe në Livadh sot kushton 180 lekë. S’mund ta quash dot as turizëm elitar këtë shërbim kur s’të ofron as mirësjellje në këmbim të parave që paguan. A ka ndonjë inspektor tatimor për këto lloj faturash ‘jo tatimore’ ?”, shkruan gazetari Juxhin Mustafaraj.

Comments