top of page
123.jpg

Shkëndija kërkon të “djegë” Sheriff Tiraspolin në Shkup

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 24, 2018
  • 2 min read

Sonte, në orën 20:15, në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, formacioni që drejtohet nga Qatip Osmani do të përballet me ekipin kampion të Moldavisë.

Për herë të parë në histori Shkëndija e Tetovës u kualifikua në raundin e parë të Champions League, duek eliminuar me rezultat të përgjithshëm 5-4 uellsianët e The New Saints.

Mirëpo kuqezinjtë kërkojnë të hyjnë në histori me pretendimin se mund ta kalojnë edhe Sheriffin e Tiraspolit më raundit e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Sonte, në orën 20:15, në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, formacioni që drejtohet nga Qatip Osmani do të përballet me ekipin kampion të Moldavisë, me synimin për të marrë një rezultat pozitiv, që do ta ndihmojë për të shkuar më i qetë në sfidën e kthimit. Kjo përballje do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport 2 të platformës Digitalb.

Sheriff Tiraspoli ka vite që dominon futbollin në Moldavi. Në vetëm 21 vite jetë numëron 16 tituj kampion, 9 Kupa të Moldavisë dhe 7 Superkupa. Paraqitjet e vazhdueshme në kupat e Europës kanë bërë që moldavët të fitojnë përvojën e duhur, duke arritur në katër raste të jenë pjesë e fazës së grupeve të UEFA Europa League.

Kuqezinjtë tetovarë gjatë gjithë javës kanë punuar për të ngritur vetëbesimin në nivelin e dëshiruar për të dhuruar një tjetër paraqitje pozitive në Europë. Jashtë skuadrës janë të lënduarit Marjan Radeski e Besmir Bojku, ndërsa të drejtë loje nuk kanë përforcimet e fundit, Gledi Mici dhe Valmir Nafiu, transmeton “SS”.

Përballjet me Sheriff Tiraspolin nënkuptojnë përplasjen e tretë të Shkëndijës me skuadrat nga Moldavia. Kuqezinjtë janë ndeshur në UEFA Europa League me Zimbrun dhe Dacian, ndaj të cilave efekti është një kualifikim dhe një eliminim.

Në vitin 2014, në raundin e parë eliminator, kuqezinjtë mundën në Shkup 2:1 Zimbrun, duke regjistruar triumfin e parë të klubit në kupat europiane. Mirëpo në ndeshjen e kthimit në Kishinjev moldavët fituan 2-0, duke nxjerë jashta garës Shkëndijën.

Ndërkohë, në sezonin e kaluar, Dacia ishte rivali i parë në udhëtimin e kuqezinjve drejt play off-it të Europa League. 3-0 fitonte Shkëndija në Strumicë, ndërsa edhe më bindës ishte triumfi 4-0 në Moldavi.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page