Shqiptari shënon dy gola në fitoren e thellë të Dinamo Zagrebit
- rilindjashqiptare
- Jul 24, 2018
- 1 min read

Arijan Ademi ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Dinamo Zagreb ndaj Hapoel Beer Sheva prej 5:0.
27 vjeçari shqiptar nga Maqedonia realizoi në minutat 50’ dhe 61’ – për rezultati 3-0 dhe 4-0, ndërsa golat tjerë i shënuan; Izet Hajrovic 22’, Mislav Orsic 28’ dhe Armin Hodzic 82’.
Për këtë ndeshje nuk ishte i ftuar mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.
Comments