top of page
123.jpg

Vazhdon kërcënimi i presidentit të boshnjakëve në Serbi, pasi Beogradi refuzoi vizitën e Pacollit në

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 24, 2018
  • 1 min read

I zemëruar që Serbia ndaloi vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në Sanxhak, presidenti i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Sulejman Ugljanin, ka vazhduar me kritika ndaj Beogradit zyrtar.

Ai ka kërkuar nga instancat më të lartë të Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe OKB-së që të ndërmjetësojnë në negociatat për rishikimin e statusit të boshnjakëve në Sanxhak. 

“Sanxhaku do ta njohë pavarësinë e Kosovë”, ishte një opsion që përmendi Ugljanin në konferencë për media. Mirëpo, këto deklarata kanë nxitur reagime të shumta nga përfaqësuesit e qeverisë së Ana Bernabiqit, transmeton Indeksonline 

“Të gjitha organet e përkohshme të Serbisë janë provuar të tregohen armiqësore ndaj boshnjakëve”, deklaroi Ugljanin, duke shtuar që mos të lejohet që presidenti, Aleksandër Vuçiq të kujdeset për boshnjakët, boshnjakët të cilët ishin të shqetësuar për përfundimin në Srebrenicë. 

Ndryshe, kryediplomati kosovarë, Pacolli dhe presidenti i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Sulejman Ugljanin, ditë më parë kanë shkëmbyer letra mes vete, pas refuzimit të shkuarjes së Pacollit në Sanxhak. 

Pacolli në letrën që ia ka dërguar Ugljanit i ka treguar se në momentin e fundit, vetëm 4 orë para nisjes për Novi Pazar ka marr refuzimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë për të kaluar kufirin. Derisa, Sulejman Ugljanin, në letrën që ia ka kthyer Pacollit ia ka bërë me dije se është ndier i pikëlluar kur ka kuptuar se Serbia ia ka ndaluar shkuarjen në Sanxhak. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page