top of page
123.jpg

Zjarret në Athinë/ Flet ambasadorja shqiptare pas raportimeve për 3 viktima shqiptarë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 24, 2018
  • 1 min read

Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar per situaten e rende qe eshte krijuar ne kete zone nga zjarret qe deri tani i kane marre jeten te pakten 60 personave.

Ne nje njoftim per mediat behet e ditur se është vënë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, teksa ka vënë në dispozicion edhe një numër për çdo nevojë të tyre.

Ambasada është shprehur më herët se nuk ka informacion për të lënduar mes shqiptarëve.

“Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj autoriteteve greke. Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”, thuhet në faqen në Facebook të Ambasadës.

Nderkohe ne nje reagim te dyte, pas raportimeve se ka te pakten 3 shqiptare qe kane humbur jeten ne Greqi, ambasada shkruan:

“Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente”.

Në një lidhje direkte për News 24, ambasadorja shqiptare në Greqi u shpreh sërish se deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar.

“Megjitha ka ende trupa që janë në kërkim që gjenden mes shpëtive apo makinave të shkrumbuara,” tha ajo.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page