E trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e Ferrarit
- rilindjashqiptare
- Jul 25, 2018
- 1 min read

Ferrari dhe Formula 1 në zi. Serxho Markione, lideri legjendar i Ferrarit, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.
Në vitin 2014, Markione mori në dorë frenat e Ferrarit.
Ai ishte aktualisht në zbatimin e një plani riorganizimi në skuderinë e kuqe.
Prej ditësh, ai ishte shtruar në Zyrih për shkak të një komplikacioni në shëndet pas një operacioni në shpatull.
Xhon Elkan ka njoftuar për vdekjen e tij:
Ajo që kishim frikë ndodhi. Serxhio Markione, miku ynë , u nda nga jeta. Mendoj se mënyra më e mirë për ta nderuar kujtimin e tij është të nxjerrim mësime nga ai. Do të jemi gjithmonë mirënjohës karshi tij, unë dhe familja ime”.
Comments