top of page
123.jpg

Imazhet termale tregojnë nxehtësinë marramendëse në trenat nëntokësor të Londrës (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 25, 2018
  • 1 min read

Udhëtarët që shfrytëzuan trenat nëntokësorë të Londrës, për t’u kthyer në shtëpi, janë përballur me nxehtësinë që kalonte mbi 40 gradë Celsius. Megjithëse gjatë ditëve të fundit ka qenë shumë nxehtë, imazhet termale të realizuar në brendësi, tregojnë të nxehtin marramendës, që në disa raste arrinte dhe në 45 gradë Celsius, transmeton Telegrafi. Stafi i London Undergroud ka kërkuar nga zyrtarët, që t’i lejojnë të veshin rrobe të shkurtra, të kenë kondicioner ajri në pushimore dhe t’ju sigurohet ujë për pije. Në anën tjetër, udhëtarët kanë shkruar në rrjetet sociale, se gjatë udhëtimit me tren ‘gati vdiqën’, ‘iu vinte të alivanoseshin’ si dhe ‘treni iu dukej si saunë’. Pamjet e realizuara nga Flir, tregojnë gjendjen alarmuese nëpër këta trena, nxehtësia është e papërballueshme. Sipas ligjeve të Unionit Evropian, gjedhet nuk mund të transportohen në mjete ku nuk mund të sigurohet temperaturë konstante prej 30 gradëve Celsius. 


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page