top of page
123.jpg

Kurti trajner i Kamishit, ja politikanët që luajnë në përurimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 25, 2018
  • 1 min read

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ të shtunën do të jetë vendtakim i të gjithëve, pasi aty do të bëhet testimi final para zyrtarëve të UEFA-së.

Për të nderuar figurën e Vokrrit dhe për të testuar stadiumin, FFK ka organizuar ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të Prishtinës dhe atyre të Flamurtarit të Vlorës.

Emrat si Isa Sadriu, Arbnor Morina, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Afrim Tovërlani, Besnik Kollari e shumë të tjerë do të paraqiten në fanellën e Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Por, jo vetëm kaq. Gjatë 90 minutave do të luajnë edhe politikanët, aktorët e këngëtarët kosovarë.

Gazetasheshi.com ka mësuar se disa prej politikanëve që do të performojnë si futbollistë janë: Kujtim Gashi, Ahmet Isufi, Bekim Haxhiu, Dardan Sejdiu e të tjerë. Flitet se këta pritet të jenë nën urdhërat e trajnerit, Albin Kurti.

Nuk do të mungojnë as aktorët si: Vedat Bajrami, Mensur Safqiu, Osman Azemi e të tjerë si dhe disa nga këngëtarët, Mehedin Përgjegaj (Meda), Ermal Fejzullahu, Blero.

Se kush do t’ia dalë, mbetet të shihet!

Natyrisht, organizatori ka paraparë edhe befasi tjera, andaj të gjitha mbeten për t’u zbuluar të shtunën me fillim prej orës 20:00.

Hyrja për të gjithë shikuesit është falas.


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page