Policët vrapojnë për nder të Enver Zymberit
- rilindjashqiptare
- Jul 25, 2018
- 1 min read

Nesër bëhen shtatë vjet nga vdekja e heroit Enver Zymberi.
Për ta kujtuar ish-kolegun e tyre, Policia nesër organizon vrapimin me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit”.
Ky aktivitet organizohet nën përkujdesjen e Komunës së Mitrovicës, Federatës së Atletikës dhe Policisë së Kosovës.
Enver Zymberi ra në krye të detyrës më 26 korrik 2011, në aksionin e zhvilluar nga Policia në veri të vendit.
Comments