top of page
123.jpg

Shtohet misteri për binjaket 9 vjeçe të humbura nga zjarri ne Athine: Kush ishte burri me mjekër afë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 25, 2018
  • 2 min read

Një dramë më vete po zhvillohet në Greqi lidhur me fatin e dy vajzave binjake të humbura në arratinë e njerëzve. Bëhet fjalë për dy vajza 9-vjeçare të mbijetuara falë një varke që i mori, për të cilat një burrë me mjekër pranë tyre pretendoi se ishin fëmijët e tij.

Policia greke tani po heton për ta sqaruar ngjarjen, pasi babai i binjakeve të humbura, në një video që e ka parë të transmetohej, ka thënë se vajzat ishin të tijat.

Një dëshmitar tha se babai i vajzave, Yannis Philippopoulos, që i njohu 9-vjeçaret kur pa pamjet në televizion, tha se ato ishin ndër të mbijetuarit në një barkë në portin e Rafinës të hënën në darkë.

Por, një burrë me mjekër që shfaqej pranë vajzave në barkë pretendoi se dy vajzat që dukeshin në video ishin të afërmet e tij dhe dy tjerat, të pagëzuarat prej tij.

Sipas disa burimeve, burri me mjekër kishte zbritur në port, ndërsa policia tani është duke e kërkuar atë.

Familja e dy vajzave 9-vjeçare është në ankth të madh për fatin e tyre dhe bën thirrje se kush ka ndonjë informacion të telefonojë numrin 110 të Policisë, ose numrin 199 të Zjarrfikësve ose numrin 108 të Rojes Bregdetare.

Sipas babait të dy vajzave, dy vogëlushet nuk ishin regjistruar në Port ndërmjet të shpëtuarve. Megjithatë, mosregjistrimi mund të shpjegohet me panikun e orëve të para të shpëtimit.

Sipas tij, edhe Roja Bregdetare kishte thënë që fëmijët e tij nuk ishin regjistruar me të shpëtuarit, mundet për të njëjtën arsye, panikun, pasi nxitohej për të shpëtuar barkat e tjera në rrezik.

"Porti i regjistroi 25 të shpëtuarit në Portin e Rafinës".

“Porti i ka regjistruar 25 të mbijetuarit nga një anije, mes tyre edhe katër vajza”, tha Dimitris Perifanos, kapiteni i anijes në të cilën një baba njohu dy binjaket e tij të zhdukura, tha se nuk mund ta dinte nëse dy nga katër vajzat që shpëtoi me anijen e tij ishin binjaket Sophia dhe Vasiliki Filippopolou.

Kapiteni Peifanos tha: Ne shkuam për të shpëtuar dhe kemi marrë 25 njerëz. Midis tyre janë dhe katër vajzat. Nuk e di nëse janë binjaket që po kërkojnë. Unë e kam ndihmuar babën e tyre dhe shërbimet përgjegjëse. I shpëtova, kam marrë 25 vetë nga Rafina në thellësinë dy milje. I çova në portin e rafinës. Kishte njerëz që regjistronin të gjithë ata që mbërrinin atje. Nuk kishte panik. Nuk e di nëse këta njerëz i gjetën prindërit e tyre, isha me nxitim për t’u kthyer dhe ndihmuar të tjerët.

Kapiteni foli dhe për televizionin Skai, ku tha: “I pyeta kolegët e mi nëse për këto vajza dhe një grua që ulej pranë tyre. Ata kishin përshtypjen se ata ishin të shoqëruar,” tha ai për kamerën e SKAI.

Kur këta njerëz mbërritën në breg, i pa fëmijët që ikën me familjen tjetër dhe dy vajzat e tjera me babanë e tyre". 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page