top of page
123.jpg

Austria kërkon siguri ekonomike që ta mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbër

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 25, 2018
  • 1 min read

Ka 5 vjet që qeveria po provon ta bindë shtetin austriak që ta mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbër, por ende nuk ka asgjë konkrete, raporton KTV. Për këtë, ministri i Diasporës tha se kompanitë austriake po frikësohen nga pasiguria ekonomike. Ministri Dardan Gashi, gjatë raportimit të tij para komisionit parlamentar, tha se si qeveri kanë propozuar që në mënyrë që Austria të ndihmojë për Kartonin e Gjelbër, të hyjnë në dorëzani me kompanitë austriake, që në rast të vonesave, të jetë qeveria ajo që i merr përsipër përgjegjësitë financiare. Ndërsa, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ia ka kujtuar Gashit që kanë kaluar disa vite që nga propozimi që Austria ta ndihmojë Kosovën ashtu sikurse edhe për kodin telefonik. Në këtë komision u diskutua edhe për regjistrimin e diasporës si dhe numrin e vogël të votuesve në diasporë, për çka patën kritika deputetët në këtë komision. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page