Drita tani e vazhdon ëndrrën në Evropa Ligë kundër Dudelange – formacionet zyrtare
- rilindjashqiptare
- Jul 26, 2018
- 1 min read

Drita do të përpiqet të kualifikohet në fazën grupore të Evropa Ligës, pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, kundër kampionit të Luksemburgut, Dudelange, në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues të kësaj gare.
Dudelange do të jetë nikoqire e homologes së vetë nga Kosova, Dritës, në Jos Nosbaum" në Dudelange, në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues për Evropa Ligë, e cila nis në orën 18:30, raporton Gazeta Express.
Drita u kualifikua në rundin e dytë kualifikues të Evropa Ligës pasi u mposht në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Malmo.
Kampionia e Superligës së Kosovës do të kërkojë rezultat pozitiv në udhëtim para se ta presë në shtëpi Dudelangein një javë më parë në ndeshjen e kthimit.
Këto janë formacionet zyrtare të të dy skuadrave.

Comments