Haradinaj: Kosova edhe ashtu është e vogël, s’ka ndarje
- rilindjashqiptare
- Jul 26, 2018
- 1 min read

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe njëherë ka bërë të qartë se nuk ndarje të Kosovës.
Ai ka refuzuar të flasë lidhur me idetë e fundit për ndarje të mundshme të territorit të Kosovës, transmeton RTK.
I pyetur nga gazetarët Haradinaj tha:” Cilës Kosovë, Kosova edhe ashtu është e vogël, s’ka ndarje”.
Këto komente Haradinaj i bëri në hapjen e panairit të prodhimeve vendore në Ferizaj, ku po marrin pjesë kompani shqiptare nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Comments