top of page
123.jpg

KLSH zbulon skandalin me pajisjet e hemodializës në spitalin e Shkodrës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 25, 2018
  • 1 min read

Në korrik të 2016-ës në koncesionin e hemo-dializës u përfshi edhe spitali i Shkodrës, ndërkohë që ky spital e kishte një repart tërësisht funksional, me pajisje relativisht të reja dhe pacientë të regjistruar.

Gjithsesi me kalimin e shërbimit tek privati aparaturat u mbyllën dhe u braktisën. Mos raportimi i kësaj situate, ku pajisjet ishin fuksionale, i ka kushtuar kallëzimin penal nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ish drejtorit të Spitalit Rajonal Shkodër, Përparim Çela. 

Nga verifikimi i KLSH-së u konstatua se ekranet e pajisjeve funksiononin normalisht. Në gjendje pune rezulton edhe impianti i ujit të dializës së vjetër. Përpara, ose në kohën që Ministria e Shëndetësisë vendosi të kryejë një investim për një repart Hemo-Dialize në Spitalin e Shkodrës, drejtori nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të vënë në dijeni autoritetet për ekzistencën e repartit të hemodializës, i cili funksiononte në këtë spital që në vitin 2005. Madje aparaturat janë mirëmbajtur rregullisht. 

Sipas KLSH-së, këto pajisje mund të zhvendoseshin në një spital tjetër, si ai i Kukësit, ku ky shërbim nuk ofrohet as nga shteti dhe as nga koncesionari. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar dhe abuzime të tjera në spitalin e Shkodrës, që lidhen me punime civile, blerje dhe manaxhimin e barnave etj. Dëmi në total llogaritet mbi 20 milionë lekë dhe përveç kallëzimit penal ndaj ish drejtorit, KLSH kërkon 13 masa disiplinore dhe 10 masa për shpërblim dëmi./tch 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page