Periskopi: Thaçi e ka porositur tekstin në Express se kinse administrata e Trumpit e pranon ndarjen
- rilindjashqiptare
- Jul 25, 2018
- 2 min read

GazetaExpress sot ka publikuar një shkrim, kur thuhet se administrata e Presidentit Donald Trump e mbështet ndarjen e Kosovës
(https://www.gazetaexpress.com/lajme/ekskluzive-administrata-e-donald-trump-mbeshtet-ndarjen-e-kosoves-561781/). Duke ripublikuar citate nga ky shkrim dhe vlerësuar atë, portali Periskopi ka shkruar se presidenti Thaçi e ka porositur këtë shkrim në Express. Pra, portali Periskopi e ka akuzuar portalin GazetaExpress për publikim të shkrimeve me porosi nga presidenti Hashim Thaçi, kinse ShBA mbështet ndarjen e Kosovës. Siç dihet, drejtor i portalit GazetaExpress është Berat Buzhala, ndërsa drejtor i portalit Periskopi është llir Mirena, që të dy themelues të Gazeta Express, versionit të shtypur dhe deri vonë edhe bashkëpronar dhe bashkëdrejtues të portalit GazetaExpress. Ja shkrimi i plotë i Periskopit: Thaçi porositë tekste në portale se kinse administrata e Trumpit e pranon ndarjen e Kosovës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur kohët e fundit disa konferenca për medie ku ka folur për domosdoshmërinë e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tij, do të jetë “e dhimbshme dhe e vështirë”, shkruan Periskopi. Së fundi është folur shumë për idenë e ndarjes ose shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos pas ndërrimit të qëndrimit nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie në një emision televiziv ku nuk e kishte refuzuar si mundësi. Për një opsion të tillë duket se shumë i interesuar është vetë presidenti Thaçi, i cili për herë të parë në mënyrë publike në konferencën e fundit nuk e mohoi një mundësi të tillë. Sot ka qarkulluar një lajm nëpër media të ndryshme online se si administrata e presidentit amerikan Donald Trump po ashtu e mbështet mundësinë e ndarjes së Kosovës. Por, burimet e gazetave në fjalë kanë qenë anonime. Madje, ato kanë përmendur edhe Samitin e Helsinkit mes Trumpit dhe Putinit duke thënë që në të është folur edhe për Kosovën – kur për një gjë të tillë nuk kanë aluduar madje as mediumet më të mëdha të botës. Por, një qasje të ngjashme kanë pasur edhe mediet e ndryshme në Serbi që përkrahin Aleksandër Vuçiqin, duke thënë që dy liderët botërorë çështjen e Kosovës do ta zgjidhin për disa minuta. Kujtojmë se Hashim Thaçi nuk kishte guxuar të pranonte se procesi dialogues me Serbinë i nisur më 2011 do të kishte të bënte me tema politike. Ai kishte thënë që dialogu do të ishte vetëm teknik. Pikërisht përmes medieve të ndryshme ai e kishte përgatitur opinionin edhe asokohe se debati do të ishte edhe politik. Një taktikë e tillë del e qartë edhe kësaj here me çështjen e ‘ndarjes’.
Të kujtojmë se në vitin 2012, Hashim Thaçi kishte deklaruar që “ndarja e Kosovës është një ëndërr serbe që nuk do të realizohet”. Por tashmë, Thaçi ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimet. https://periskopi.com/thaci-porosite-tekste-ne-portale-se-kinse-administrata-e-trumpit-e-pranon-ndarjen-e-kosoves/
Kommentare