top of page
123.jpg

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë e pranon: Gabuam me Ozilin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 26, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, e ka pranuar se ka bërë gabime në mënyrën sesi e ka trajtuar situatën kontroverse te fotografisë së Mesut Ozilit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Mesfushori e konfirmoi pensionimin e tij nga Gjermania javën e kaluar pas 9 viteve si lojtar i Kombëtares gjermane, duke i akuzuar ata për racizëm dhe mosrespektim për shkak të fotografisë me Erdoganin e cila është bërë para Kupës së Botës, transmeton Gazeta Express. 

29-vjeçari i ka mbrojtur takimet e tij me Erdoganin, i cili është i kritikuar në Gjermani për shkak të rritjes së autoritetit të tij çdo ditë e më shumë. 

"Dorëheqja e Mesut Ozilit ka hapur një debat në lidhje me racizmin në përgjithësi dhe mundësinë për t"u integruar në futboll. Si president i DFB-së, nuk dua që të iki nga ky debat", ka thënë Grindel. 

"Në retrospektivë, unë, si president, është dashur që ta them pa mëdyshje për atë që është e qartë për mua dhe Federatën: çdo lloj forme e armiqësisë racore është e patolerueshme". 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page