top of page
123.jpg

Përmbytet Athina, katastrofa po vazhdon në Greqi (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 26, 2018
  • 2 min read

Pas zjarrit katastrofal, sot paradite pjesa veriore e Athinës është goditur nga moti i rëndë. Janë shkaktuar vërshime të mëdha ku nën ujë kanë ngecur qindra automjete ndërsa vozitësit vazhdimisht kërkojnë ndihmë. Me urdhër të policisë, për trafik janë mbyllur disa rrugë të vërshuar.

Ndërsa në zjarrin që e kaploi rrethinën e kryeqyteti grek Athinën, deri më tani jetën e humbën mbi 80 persona dhe mbi 180 janë lënduar, ndërsa ende nuk dihet numri i të zhdukurve. Autoritetet lokale druajnë se numri i viktimave mund të rritet në 100. Pas shuarjes së zjarrit intensivisht vazhdon kërkimi pas të zhdukurve, ndërsa gjithnjë e më trishtuese janë rrëfimet e të mbijetuarve. Kërkimi dëshpërues i këtij babai të dy bijave të tija binjake u bë edhe më dramatik pasi u paraqiten incizime në të cilat, siç thotë ai, i sheh të gjalla vajzat e tija nëntëvjeçe. Por, siç shkruajnë mediumet greke, është paraqitur një njeri tjetër me informatë dëshpëruese për babain e gjorë, se në fakt ato janë vajzat e tija. Megjithatë policia nuk ka dëshmi me të cilat mund të vërtetohet identiteti i tyre në ato incizime. Ndërkohë, gjithnjë e më të zëshëm janë ekspertët grekë të cilët thonë se fshati Mati i ka përmbushur të gjitha kushtet për katastrofën e përmasave biblike. Kjo do të ishte e pashmangshme të ndodhë për shkak të shtëpive të renditura në mes pishave, prej të cilave disa nuk kanë pasur as rrugë të kalueshme. Gjithnjë e më të shpeshta janë dyshimet se zjarret janë vepër e piromanëve. Qeveria greke filloi hetimin dhe arrestoi katër persona të dyshuar për zjarrvënie. Aksioni humanitar është në intensitet të plotë. Janë mbledhur sasi të mjaftueshme të ushqimit, veshjeve dhe barnave. Tani bëhet thirrje për grumbullimin e ndihmës financiare, aksion ky në të cilin është përfshirë vendi. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page